Dua Lipa ‘injoron’ sërish pjesëmarrjen në eventin madhështor pjesë e të cilit është Rita Ora?

Vitin e kaluar ani pse ishte e nominuar në ngjarjen e madhe të MTV 'EMA', Dua Lipa nuk mori pjesë.

ShowBiz

20/08/2018 19:09

Nëpërmjet publikimit të një statusi në ‘Twitter’ ka treguar se arsyeja ka qenë se ishte pjesë e një koncerti në Amerikë, shkruan lajmi.net

Dua Lipa refuzon pjesëmarrjen në MTV EMA: Do ta shikoj në televizor

Eventi i vitit të kaluar ishte udhëhequr nga Rita Ora e cila sërish është përzgjedhur si njëra ndër prezantueset e njërës nga ngjarjet e mëdha të MTV e që është VMA (Video Music Awards) që do të mbahet sonte.

Rita Ora është poashtu e nominuar me 2 kategori. “Lonely Together” është nominuar për kërcimin më të mirë. Në këtë kategori, Rita përballet me Duan.

Kjo e fundit është nominuar në 3 kategori. “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

E duke qenë se ngjarja mbahet sonte, duket se Dua Lipa as këtë herë nuk do të jetë e pranishme pasi nëpërmjet postimeve të fundit ka treguar se aktualisht ndodhet në Spanjë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmtTzREFVFB/?hl=en?&taken-by=dualipa