Dua Lipa gati për performancën e radhës, duket e mahnitshme

Këngëtaret shqiptare me famë botërore janë duke zhvilluar turnetë e tyre në shumë vende evropiane dhe më gjerë.

ShowBiz

22/05/2018 18:42

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë duke performuar në vende të ndryshme të botës ku po lënë përshtypje pozitive dhe shumë zhurmë, shkruan lajmi net.

Mbrëmë, Dua Lipa ishte në Las Vegas teksa kishte kaluar një mbrëmje të mrekullueshme e rrethuar nga shumë njerëz.

Ndërsa, me postimin e fundit që ka publikuar në Instagram tregon se sonte do jetë pjesëmarrëse në “The Voice”, Los Angelos.

“Më shikoni mua në finale të The Voice teksa do performoj “IDGAF” sonte. Shpresoj që do e pëlqeni”, shkruan ajo.

Megjithatë, video e fundit që ka shpërndarë Lipa zbulon se nuk kishte asgjë ndërmjet saj dhe Martin Garrix pasi e quan mik atë. /Lajmi.net/