Dua Lipa fotografohet pranë pikturës së famshme të Da Vinçit në Abu Dhabi

Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Emiratet Arabe.

ShowBiz

12/11/2018 15:08

Dua Lipa mbrëmë ishte detyruar të anulonte koncertin në Abu Dhabi për shkak të kohës, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja ka shfrytëzuar udhëtimin për të vizituar vendet më atraktive të qytetit, përfshirë edhe muzeun Louvre.

Ajo është fotografuar para pikturës “La belle ferronnière” të Da Vinçit dhe imazhin e ndau me ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqFFnhWhR_7/