Dua Lipa fotografohet me robdëshambër në shtrat

Dua Lipa është artistja shqiptare shumë e suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

ShowBiz

16/12/2018 11:03

Dua Lipa është vazhdimisht në udhëtime për shkak të koncerteve që mban në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi nga shtrati me robdëshambër teksa po shijonte pasta dhe verë.

Ajo kishte vendosur një maskë për pastrimin e fytyrës dhe po relaksohej pas një dite të ngjeshur me aktivitete.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin. /Lajmi.net/