Dua Lipa flet shqip dhe ka një mesazh për shqiptarët (Video)

Pas Rita Orës, ajo është cilësuar si “dashuria” e re e shqiptarëve dhe me muzikën e saj po e vërteton më së miri këtë cilësim.

ShowBiz

28/02/2016 22:42

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është vajza e këngëtarit të njohur kosovar të grupit “Oda”, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa ka folur shqip për emisionin “Prive”, dhe ka thënë se karriera e saj është mes Londrës dhe Los Anxhelit, ku ka firmosur një kontratë e cila do ta bëjë më të njohur. Ajo thotë se shumë shpejt do të jetë në Prishtinë dhe falënderon të gjithë fansat e saj që flasin shqip.

YouTube player