Dua Lipa flet për revistën Vogue: Të jesh femër… – Lajmi.net
Dua Lipa flet për revistën Vogue: Të jesh femër…
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 19:43, 6 December 2018
Po vazhdon të jetë njëra ndër femrat më të suksesshme shqiptare.

Revista “Vogue” ka zgjedhur që imazhi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa të jetë në coverin e muajit janar, shkruan lajmi.net.

Për këtë revistë ajo ka dhënë një intervistë në të cilën Dua flet për shumë gjëra, përfshirë edhe të qenurit femër.

Me anë të një video të shkurtër të publikuar në Instagram, Lipa tregon se çfarë do të thotë të jesh femër, për gjërat e mëdha që ato kanë arritur.

“Krenaria ime më e madhe është të bëj albumin tim të parë, më jep shumë mundësi, kam zgjedhje që të shoh shumë vende të botës, ne më të vërtetë jemi duke parë që femrat, kanë bërë gjëra të mëdha, shumë të mëdha, femrat janë duke e pushtuar botën”, janë fjalët e Lipës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO