Dua Lipa falënderon ‘American Music Awards’ për nominimin si artistja e vitit

Para pak ditësh janë shpallur nominimet për ngjarjen e madhe të vitit 'American Music Awards 2018'.

ShowBiz

14/09/2018 10:20

Për këtë janë nominuar dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, shkruan lajmi net.

Dua është nominuar në vetëm një kategori si ‘Artistja e re e vitit’ kurse Bebe nominohet në dy kategori tjera me këngën ‘Meant to be’. Megjithatë në këtë event siç duket ka munguar artistja tjetër, Rita Ora e cila nuk është zgjedhur për asnjë kategori.

Lipa në postimin e fundit ka falënderuar ‘American Music Awards’ për përzgjedhjen. ‘Faleminderit amas për nominimin si artistja e re e vitit!! E emocionuar të ju shoh të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja 23 vjeçare së fundmi ishte në Kinë e cila performoi për herë të parë, por që fansat kishin një incident me Policinë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnsrEW9hutS/?hl=en?&taken-by=dualipa