Dua Lipa falënderon bashkëpunëtorët: Gjatë ceremonisë s’po më punonte truri

Këngëtarja Dua Lipa është shprehur e emocionuar edhe në postimin e fundit në Instagram në të cilin flet po ashtu për 'Grammy Awards'.

ShowBiz

11/02/2019 21:42

Dua, është shqiptarja e parë e cila ka arritur të fitoj çmime në ceremoninë e madhe të ‘Grammy Awards’, dhe këtë e ka pritur me shumë emocion, si ajo ashtu edhe të gjithë shqiptarët të cilët e kanë uruar, shkruan lajmi.net.

Gjatë ceremonisë e edhe më pas këngëtarja ka treguar se ëndrra e saj tashmë është bërë realitet, mirëpo me postimin e fundit në Instagram i falënderoj bashkëpunëtorët pasi si pas saj atë natë nuk i punonte truri.

Dua i ka falënderuar edhe fansat e saj të cilëve u ka thënë se i do shumë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtwRrC_BQMn/