Dua Lipa bën shqiponjën para fotografëve në iHeartRadio

Dua Lipa së fundi mori pjesë në "iHeard Radio Music", në Las Vegas.

ShowBiz

24/09/2018 08:20

Dua ishte e pranishme në atë event bashkë me emrat më të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Madje ajo kishte pozuar përkrah Jennifer Lopezz, Jessica Alba, Sofia Vergara, e shumë të tjera.

Në tapetin e kuq, Dua nuk ka lëshuar rastin të bëjë simbolin e shqiponjës para fotografëve të medieve më prestigjioze në botë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Thanks @iheartradio ??

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on