Dua Lipa bën një ndryshim drastik në pamje

Dua Lipa është artistja kosovare që po shënon famë në botë.

ShowBiz

13/07/2018 22:23

Këngëtarja është aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Dua ka publikuar një video ku shihej duke u argëtuar bashkë me miqtë e saj.

Ajo që të bie në sy, është ndryshimi drastik në pamjen e këngëtares, pasi Dua shfaqet me flokë të kuqe.

Ani pse mund të jetë paruke, që e ka vënë për ndonjë set të ri, ajo dukej për mrekulli edhe me këtë ndryshim.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, në duet me Calvin Harris. /Lajmi.net/