Dua Lipa befasohet me këto dhurata pas koncertit të mbrëmshëm

Ylli me famë botërore Dua Lipa, është shumë e angazhuar me koncerte.

ShowBiz

10/06/2018 09:40

Këngëtarja arrin që për çdo koncert të mbledh numër të madh publiku, të cilët janë fansa të mëdhenj të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo solli pamje nga një koncert, nga i cili doli me përplot dhurata, për të cilat falënderoi publikisht ata që e befasuan.

Disa ëmbëlsira me tituj të këngëve të saj, skena nga klipet dhe thënie dedikuar asaj, si dhe buqeta me lule iu dhuruan Duas pas koncertit.

Kujtojmë që “One Kiss” është dueti i fundit me Calvin Harris, këngë e cila për dy muaj rresht është e para në Britani. /Lajmi.net/