Dua Lipa bashkë me artistët tanë këndoi shqip mbrëmë në Romë

Një koncert madhështor ishte paralajmëruar ditë më parë.

ShowBiz

20/11/2018 08:44

Roma ishte nikoqire e artistëve më të njohur shqiptarë, fama e të cilëve ka kaluar kufijtë, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa, Inva Mula, Olen Cesari, Ermal Meta, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Ramë Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli; ishin artistët që performuan mbrëmë.

Ata u mblodhën në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku takoi përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët u shoqëruan nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare.

Pasi këndoi “Homesick”, Dua Lip iu bashkua në skenë artistëve tanë për të kënduar në “Lule Borë”. /Lajmi.net/