Dua Lipa arrin një miliard klikime me “New Rules”

Këngëtarja Dua Lipa ka shënuar suksesin e rradhës.

ShowBiz

14/02/2018 10:51

Kënga e saj ‘New Rules’ e cila është publikuar në korrik të vitit të kaluar u dëgjua një miliard herë në rrjetin social të videove YouTube, shkruan lajmi.net

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të saj, ndërsa Dua pritet që gjatë këtij viti të publikoj edhe projekte të tjera muzikore dhe do të nis turneun e saj 2018.

YouTube player

Vetëm Rihanna ëhtë dëgjuar më shumë se Dua Lipa në Spotify në vitin 2017.

Kujtojmë se ajo ishte e komentuar në media edhe sa i përket jetës private dhe pas ndarjes nga Paul Klein aktualisht është beqare./Lajmi.net/