Dua Lipa 2018-tën po e nis me këmbë të mbarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vitin e ri do ta nis me këmbë të mbarë.

ShowBiz

07/12/2017 10:02

Ajo është përzgjedhur të jetë fytyra e ballinës së Nylon për të startuar me numrin e ri të vitit 2018, shkruan lajmi.net

Këngëtarja shqiptare suksese ka arritur edhe vitin që lamë pas kështu duke arritur ta marrë çmimin ‘Këngëtarja e re më e mirë’ në MTV EMA 2017.

Dua gjithashtu u shpall nga  Spotify artistja më e dëgjuar duke lënë mbrapa nëntë këngë të këngëtarëve të tjerë shumë të suksesshëm botëror.

Bukuroshja prishtinase ka shkëlqyer me albumin e saj të vet-titulluar, “Dua Lipa”, kurse hiti më i madh mbetet “New Rules”./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BcXw2JwlR3M/