Dua dhe Action thirrje të gjithëve për koncertin në Prishtinë: Merrni me vete edhe kushërinjtë

Dua Lipa dhe Action Bronson u takuan së fundmi në Nju Jork ku shkrepën një foto për të paralajmëruar koncertin madhor që do të mbahet në Prishtinë.

ShowBiz

20/06/2018 13:28

Dyshen bashkë do ti shohim me një performancë të ‘zjarrtë’ në kryeqytetin e Kosovës, aty ku do të mbahet festivali ‘SunnyHill’ nën organizimin e Dukagjin Lipës, babait të këngëtares me famë botërore, shkruan lajmi.net

E pranë fotos që postoi në Instagram, Dua bën thirrje që të gjithë të jenë pjesëmarrës në festivalin e lartë përmendur dhe me vete t’i marrin edhe kushërinjtë e tyre.

https://www.instagram.com/p/BkNyzQWlFL0/?hl=en?&taken-by=dualipa

‘’Vëllai im Action Bronson dhe unë, pas performancës së tij në Nju Jork. Ejani dhe shikona të dyve bashkë këtë verë në festivalin ‘SunnyHill’ , dhe bazuar në fjalët e Action ‘’ i kam edhe 1000 kushërinj duke ardhur’ merrni edhe ju kushërinjtë tuaj me vete’’, ka shkruar ajo.

Festivali ‘SunnyHill’ do të mbahet më 10 gusht në Parkun e Gërmisë dhe biletat do të keni çmime të ndryshme.

Duke ditur se festivali mbahet pas dy muajsh, tash është faza e parë “super early bird” ku bileta për një person për gjithë festivalin kushton 35 euro.

Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë ku bileta do të kushtojë 55 euro, e krejt në fund 75 euro. Nëse do ta bleni biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro.

Në të njëjtën skenë me Dua Lipën do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë përfshirë: Dafina Zeqirin e Ledri Vulën./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkGE833FEbF/?hl=en?&taken-by=dualipa