Dropbox Pro ju jep abonuesve 1TB hapsirë

Dropbox të mërkurën njoftoi për ndryshime të mëdha në ofertat e veta të DropBox Pro, duke përfshirë më shumë hapsirë për ruajtje dhe opcione më të mira të shpërndarjes.

Auto & Tek

27/08/2014 22:55

Çmimet e kompanisë sillen njëjtë si të Google dhe Microsoft, duke e bërë kështu Dropbox Pro njërin nga mënyrat më të lira për të marrur një hapsirë për ruajtjen e të dhënave prej një terabajt, transmeton Lajmi.net.

Dropbox është duke ofruar një plan për Dropbox Pro për $9.99 në muaj ose $99 në vit, duke përfshirë hapsirën prej 1 terabajt për ruajtjen e të dhënave.

Më herët, Dropbox Pro ofronte 100GB me çmim prej $9.99 në muaj, 200GB për $19.99 në muaj dhe 500GB për $49.99 në muaj.

Kështu që nëse je klient i Dropbox, ju sapo keni marrë një hapsirë të madhe shtesë.