Droni që vendoset në dorë dhe më pas fluturon për të bërë selfie për ju

Nixie është pajisja e re varëse që shëndrrohet në një dron dhe më pas qëndron disa hapa larg jush për të kapur imazhe apo video për ju.

Auto & Tek

05/11/2014 16:58

Nixie ka një avantazh ndaj kamerës GoPro. Përmes komandës tuaj, ju mund ta shkëputni varësen prej dorës tuaj, pastaj ajo shëndrrohet në një avion dhe fillon të fluturojë.

Pastaj, nga lartë, kamera e vendosur në avionin e telekomanduar kapë fotografi dhe video për ju, transmeton Lajmi.net.

Selfie me dron

Nixie gjen rrugën e tij duke përdorur montues të parashikueshëm algoritmik dhe senzorë. Pajisja ka gjithashtu edhe mënyrën e fotografisë në 360 shkallë ‘panoramë’, duke lejuar kështu që pajisja të vij pas jush duke qëndruar në ajër.

Zhvilluesit e Nixie fituan në konkursin ‘Make it wearable’ të Intel të hënën, me një çmim në vlerë prej 500,000$ për prodhimin e kësaj pajisje, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe duket, ky krijim është një qasje e re ndaj teknologjisë varëse. Duke gjykuar në bazë të prototipit të shfaqur në video dhe çmimit të parë që e fituan krijuesit, kjo pajisje do të ketë një sukses të madh.

Videon e këtij prototipi mund ta shihni më poshtë: