Droni që i prishi qetësinë kryeministrit Rama

Të pranishmëve në takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë në zonën e Orikumit në Vlorë, i ka tërhequr vëmendjen një mjet fluturues.

Lajme

05/06/2018 19:51

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë ngritur një dron me një pankartë ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Rama u ndodh në Orikum për të prezantuar strategjinë për turizmin.

 

YouTube player