Dronët ndihmojnë në luftën kundër malarias në Malejzi

Në një zonë të largët të Azisë Juglindore, dronët janë duke e bërë një betejë - jo kundër terroristëve apo kryengritësve, por kundër sëmundjeve infektive.

Auto & Tek

26/10/2014 21:08

Hulumtues në ishullin Borneo janë duke përdorur robotët fluturues për t’i hartuar zonat e prekura nga një lloj i malaries parazite (e njohur si Plasmodium), e cila i infekton më së shumti majmunët.

Në vitet e fundit, zyrtarët e shëndetit publik në shtetin Sabah të Malejzisë kanë parë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me këtë parazit vdekjeprurës, i cili përhapet tek njerëzit përmes mushkonjave tek majmunët, pastaj tek njerëzit, transmeton Lajmi.net.

Me ndarjen e zonave ku këto raste ndodhin, hulumtuesit shpresojnë që të kuptojnë se pse paraziti është përhapur nga majmunët tek njerëzit me një frekuencë kaq të madhe.

Studiuesit përdorën një dron të vogël të quajtur ‘Bleta Fluturuese” që mbante një kamerë për të krijuar hartat dhe modelet dixhitale sipërfaqësore të tokës dhe vegjetacionit e komunitetit përreth.

Droni i telekomanduar mund të fluturojë deri në 50 minuta dhe të mbart një aparat fotografik dixhital prej 16 mega-piksel.

Shpresa e studiuesve është që përmes këtij droni të identifikojnë zonat se ku njerëzit dhe majmunët janë me më shumë gjasa për të bashkëvepruar, transmeton Lajmi.net.