Dronët kinezë synojnë të “pushtojnë zonën e vdekjes”

Kina po teston një dron të vogël spiun me madhësi të vogël që vendi shpreson të dominojë një rajon të atmosferës i quajtur si “zona e vdekjes”.

Auto & Tek

31/10/2017 19:01

E njohur gjithashtu si “hapësira e afërt”, zona fillon afërsisht 20 km mbi nivelin e detit dhe konsiderohet si një zonë vdekje për dronët, pasi ajri i hollë e bën të vështirë gjenerimin.

Njëkohësisht, temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë që komponentët elektronikë të funksionojnë. Një nga mënyrat për ta shmangur këtë problem, është që projektuesit të zvogëlojnë numrin e komponentëve elektronik tek dronët e rinj.

Muajin e kaluar, në një qendër kërkimore në Mongoli, Kina testoi me sukses një dron eksperimental në një lartësi prej 25 km (15 milje), raporton South China Morning Post.

Dronët e testuar nuk kanë një motor të fuqisë, në vend të kësaj ata kalojnë nëpër ajër drejt destinacioneve të tyre. Ata gjithashtu nuk posedojnë kamera në bord. Dronët nisen duke përdorur një impuls elektromagnetik.

Droni fluturoi më pas drejt objektivit që ishte rreth 100 km larg, duke rregulluar kursin dhe lartësinë në mënyrë automatike.

/Ora News.tv/