I droguar ka rrahur gruan!

Akuzat shokuese të Amber Heard se Johnny Depp e ka rrahur dy ditë para se ajo të kërkonte divorcin, kanë tronditur publikun.

ShowBiz

29/05/2016 15:36

Një gjykatës e ka miratuar kërkesën e aktores që Johnny mos t’i afrohet, pasi ajo ishte paraqitur në gjykatë me njolla të zeza në fytyrë, të cilat dyshohet se ia ka shkaktuar Johnny të shtunën.

Kur policia atë natë kishte ardhur në shtëpinë e tyre ku ka ndodhur incidenti, ajo kishte refuzuar të jap deklaratë, ndërsa policët thonë se atë ditë nuk kanë parë kurrfarë shenjash të lëndimit në fytyrën e Amber.

Mediet kanë botuar foto shqetësuese të aktores, të cilat ajo i ka dërguar në gjykatë si dëshmi, ndërsa në to shihen të mavijosurat nën sytë e saj. Ajo e ka akuzuar aktorin se është i varur ndaj drogës dhe alkoolit dhe pikërisht nën ndikimin e tyre edhe e ka rrahur. Ajo ka thënë se këto të mavijosura janë shkaktuar nga një celular, me të cilin e ka goditur aktori.

Ajo ka insistuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ka qenë i dhunshëm ndaj saj dhe se gjatë festës së datëlindjes së saj muajin e kaluar, ai kishte ardhur i droguar dhe i dehur dhe se e kishte gjuajtur me një shishe të verës, e kishte kapur për krahu dhe e kishte përplasur në shtrat.