Drogë, seks me meshkuj të tjerë, rrëfimi shokues i 26 vjeçarit se si zbuloi tradhtinë e të dashurës

Një djalë 26 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë prej një viti, por ajo ka qenë duke e tradhtuar me një djalë tjetër dhe po ashtu ka marrë drogë, kokainë.

Fun

14/05/2018 23:54

Djali thotë se e do shumë vajzën dhe ka menduar se do të jetë gjithë jetë me të, por në telefonin e saj e ka zbuluar se ajo ka dalë me djem të tjerë për të bërë seks, duke i thënë se nuk ndjen asgjë për ta por vetëm për seks ka dalë.

Tani djali është në dilemë se çfarë të bëjë, pasi thotë se e do atë dhe e gjitha është shumë hutuese e ai e ka kokën e ngatërruar.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

E dashura ime më ka tradhtuar me një djalë që sapo ka njohur një natë kur ka dalë me shoqet e saj për tu argëtuar.

Ka qenë vetëm e llojit “miq me përfitime” dhe unë nuk dija asgjë. Tani jam i shkatërruar.

Unë jam 26 vjet ndërsa e dashura ime është 24. Ne jemi bashkë prej një viti. Unë kam menduar se e duam njëri tjetrin dhe se kemi një lidhje të mirë.

Ajo del rregullisht për tu argëtuar me shoqet e saj dhe unë asnjëherë se kam vrarë mendjen. Unë luaj futboll për një klub lokal, andaj ne nuk kalojmë çdo moment bashkë.

E panjohur për mua ishte që ajo vazhdimisht dilte me një djalë, sa herë që dilte me shoqet e saj. Ajo po ashtu ka qenë duke marrë kokainë por vetëm kur ka dalë me shoqet e saj.

E kuptova se çfarë po ndodhte kur e kontrollova telefonin e saj.

Ajo e ka kaluar ditën me mua por kur shkoi në shtëpi e harroi telefonin tek unë.

I dhashë pinin dhe nuk munda t’i rezistoja të kontrolloja kontaktet e saj. Ajo kishte shumë mesazhe nga njerëz të ndryshëm, ku shumica e kishin ftuar për seks.

Kur u konfrontova me të ajo doli dhe më tha se unë nuk kam asnjë të drejtë të kontrolloj telefonin e saj.

E pranoj se unë nuk është dashur ta kontrolloj telefonin e saj por ajo po sillej çuditshëm dhe nuk mund ta rrija më ashtu duke dyshuar. Tani e di arsyen pse.

Ajo më tha se shoku me të cilin kishte dalë si ‘miq me përfitime’ ka qenë vetëm për seks dhe asgjë më shumë. Njësoj tha edhe personat që i kishin shkruar që të dilnin me të për seks. Unë e dua shumë atë vajzë. Kam menduar se kemi të ardhme bashkë por tani nuk jam i sigurt. Nuk mund të jem me dikë që tradhton.

Ne nuk kemi folur që atëherë kur ajo i ka pranuar të gjitha. Nuk e di si të veproj. Jam i hutuar dhe koka ime është në rrëmujë.

Kjo është përgjigja e psikologes për djalin:

Ajo ka bërë shumë gabim me gjithë këtë që të ka bërë.

Ajo ndoshta të do ty, por me gjithë gjërat që ka bërë duke fjetur me shumë meshkuj të tjerë, e bën atë të pasigurt dhe me pak vetëbesim.

Ajo ka nevojë të tregojë se çfarë e ka bërë të jetë ashtu siç është bërë dhe ti nuk është mirë që të përzihesh në gjithë këtë problem të saj.

Natyrisht që droga është e keqe për shëndetin e saj fizik dhe mental por ti nuk mund ta ndalosh atë. Ajo duhet ta bëjë atë zgjidhje. Ti ke disa vendime të vështira për të bërë. Nëse droga dhe ai djalë vlejnë shumë për të se ndjenjat e tua, më mirë vazhdo përpara vet.