Drogë në Lazarat, zbulohet kopshti i kanabisit

15 bimë kanabisi me lartësi nga 100 deri në 170 cm, janë zbuluar nga efektivë e policisë në Lazarat.

Lajme

25/07/2017 17:08

Gjatë ditës së djeshme, efektit zbuluan bimët narkotike në kopshtin  pranë banesës së një 69-vjeçari me iniciale A.P.

Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet hetimore ndaj A.P. iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës.