Drogba tregon se cili ishte mbrojtësi më i fortë që ka luajtur ndaj tij

Didier Drogba, njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të Premierligës, është pensionuar dje nga futbolli.

Sport

24/11/2018 16:27

Sulmuesi ka thënë se në të ardhmen ai mund të aktivizohet si trajner i ndonjë skuadre.

Por, ai është pyetur edhe për mbrojtësin më të mirë që ka luajtur përball tij.

“Është e vështirë për mua të them se cili ishte mbrojtësi më i mirë, sepse zakonisht kam luajtur kundër dy mbrojtësve njëherësh. Dyshja më e mirë mund të them se ishin Vidic – Ferdinand” ka thënë Drogba për “Metro”, transmeton lajmi.net.

“Dy të tjerët që ishin tejet të vështirë ishin Carles Puyol dhe Gerrard Pique” ka vazhduar ish sulmuesi.

Por, i nxitur për të përmendur vetëm një emër, ai ka thënë: “Mendoj Pique, sepse përballjet tona ishin tejet të vështira.”

Drogba ishte transferuar tek Chelsea në vitin 2004, skuadër me të cilën arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij. /Lajmi.net/