Drogba, trajner i Galatasaray?

Janë përmendur emra të ndryshëm, por në fund mund të del një që askush nuk e kishte pritur. Galatasaray u nga me Fatih Terimin, dhe është në kërkim të një pasardhësi të tij për trajner. Roberto Mancini, Dick Advocaat e disa të tjerë janë përmendur si kandidatë të mundshëm, ku emërimi i strategut të ri…

Sport

27/09/2013 16:59

Janë përmendur emra të ndryshëm, por në fund mund të del një që askush nuk e kishte pritur. Galatasaray u nga me Fatih Terimin, dhe është në kërkim të një pasardhësi të tij për trajner.

Roberto Mancini, Dick Advocaat e disa të tjerë janë përmendur si kandidatë të mundshëm, ku emërimi i strategut të ri ende nuk është bërë.

Mirëpo, e përditshmja portugeze ‘A Bola’ ka befasuar duke publikuar lajmin se sulmuesi kryesor i ekipit, Didier Drogba mund të marrë rolin e trajnerit, në rast se nuk gjendet një pasardhës, brenda këtyre ditëve.

Ylli i Bregut të Fildishtë ka rëndësi të madhe në ekip për shkak të përvojës së tij në nivelin më të lartë dhe mund të shërbejë si lider për komplet ekipin.