Drogba rikthehet në “Stamford Bridge”

Ish sulmuesi legjendar i Chelsea, Didier Drogba, do të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Sport

04/09/2018 23:40

Sulmuesi nga Bregu i Fildisht do të jetë në detyrën e ambasadorit të klubit në lidhje me sponzorin e klubit “YOKOHAMA”.

Didier Drogba ishte bashkuar me Chelsean në 2004 kur kaloi nga Marseille në Londër.

Ai kishte realizuar 164 gola sa ishte në “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/