Drogba pranë Juventusit

Didier Drogba mund të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin tjetër. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u largua nga Galatasaray dhe gjatë verës mund të bëhet Bianconeri.

Sport

21/05/2014 13:47

Didier Drogba e mbylli eksperiencën në Galatasaray dhe mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës.

E përditshmja franceze \’L\’Equipe\’ shkruan se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është shumë pranë teansferimit tek Bianconeri si transfer i lirë.

Tashmë ka mbetur të jepet vetëm ‘amini’ nga trajneri Antonio Conte dhe ish futbollisti i Chelseat do të bëhet juventin.

Gjithashtu, spekulohet se Drogba mund ta bëjë një rikthim sensacional në Chelsea, ku do të punonte sërish nën urdhërat e trajnerit Jose Mourinho.