Drogba: Ky futbollist mund ta fitojë “Topin e Artë”

Neymar mund ta fitojë "Topin e Artë" te skuadra e Paris Saint-Germain, sipas Didier Drogba.

Sport

21/03/2018 14:12

Didier Drogba beson se Neymar mund ta fitojë “Topin e Artë” te skuadra e Paris Saint-Germain.

I pyetur nga Le Parisien nëse Neymar mund të lulëzojë në Ligë 1, ish-sulmuesi i Marseille dhe Chelseat ka thënë: “Mendoj se po. Ai është mik i mirë. Prezenca e tij i sjell shumë PSG-së”.

“Ai i ka cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, përkushtimi s’i mungon”, shtoi ai.