Drogba i rrezikshëm si gjithmonë

Kapiteni i Chelseas, John Terry thotë se Didier Drogba vazhdon të jetë i rrezikshëm për mbrojtësit kundërshtarë dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin, në fushë dhe jashtë saj.

Sport

08/08/2014 09:41

Kapiteni i Chelseas, John Terry është i bindur se Didier Drogba do të dëshmohet si “ankth” për mbrojtësit e Premierligës pas rikthimit të tij në Stamford Bridge.

Dy edicione pasi udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, ylli i Bregut të Fildishtë u rikthye te Blues në kontratë njëvjeçare pas largimit nga Galatasaray. Dhe, kapiteni thotë se ai është i rrezikshëm si gjithmonë.

Edhe pse Drogba është 36-vjeç, Terry e sheh atë si vlerë të madhe në klub, në fushë dhe jashtë saj.

“Didier është ende i njëjti. Ai ka qenë ankth të luani kundër tij në stërvitje. Ai është ende fizikisht i fuqishëm, i mprehtë dhe i uritur”, deklaroi Terry për faqen zyrtare të Chelseas.

“Është me rëndësi që Didier është këtu sepse ai sjell atë mentalitetin e synimit të fitores në qdo ndeshje”, u shpreh ai.