Drogba është Ok
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka mohuar dyshimet se Didier Drogba vuan nga një lëndim serioz. Ai theksoi se sulmuesi mund të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Burnleyt të hënën.
Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është optimist se Didier Drogba mund të rikuperohet për të luajtur rol në ndeshjen e parë të tyre në edicionin e ri të Premierligës kundër Burnleyt, të hënën.
Ylli i Bregut të Fildishtë u dëmtua në nyjën e këmbës të dielën në miqësoren kundër Ferencvaros.
Por, Mourinho është optimist se problemi nuk është serioz.
“Ai është mirë”, deklaroi “Special One”.
“Nuk them se ai do të jetë i gatshëm për të hënën por duke pasur parasysh departamentin kualitativ mjekësor që kemi dhe mentalitetin e tij, nuk them se është e pamundur për të që të rikuperohet për të hënën”, u shpreh Mourinho.