Drogba drejt një rikthimit ‘special’ në Chelsea

Didier Drogba mund të rikthehet në Chelsea gjatë kësaj vere. Për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë është i gatshëm një post lojtar-trajner, të cilin do t’ia mundësojë trajneri Jose Mourinho.

Sport

19/07/2014 00:05

Chelsea – Didier Drogba, akti i dytë. Një histori dashurie e pafund ajo ndërmjet sulmuesit nga Bregu i Fildishtë dhe Blues, e cila ishte ndërprerë dy vjet më parë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Tash, kjo dashuri do të rifillojë me gjasë. Drogba u largua nga Galatasaray dhe “Skysport.com” shkruan se ish futbollisti i Olympique Marseilles mund të rikthehet në Stamford Bridge.

36 vjeçari mund të rikthehet të punojë me Jose Mourinhon në një rol të ri, atë të lojtarit dhe trajnerit.

Për të është i gatshëm një rol që ia mundëson të futet gradualisht në stafin teknik të ‘Special One’ pas pensionimit të tij si lojtar.