Drogba analizon transferimin e Ronaldos në Juventus

Didier Drogba ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus.

Sport

14/07/2018 11:03

Didier Drogba ka thënë se e kupton transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus.

“Nuk jam i befasuar”, tha Drogba për La Stampa.

“E shohë si një vendim shumë të mirë të cilin isha afër për ta bërë edhe unë. Mendoja se iu bashkova një klubit nga Serie A ku ishin vetëm disa detaje të vogla por pastaj gjithçka dështoi. Mos më pyetni për cilin klub, nuk është e nevojshme që ta hapim këtë temë tani”.

“Ishte më shumë se sa një ofertë dhe unë isha shumë i interesuar, kështu që unë e kuptoj shumë mirë dëshirën e Ronaldos për të luajtur në Serie A”, vazhdoi legjenda e Chelseat.