Droga dhe prostitucioni, shkak i ekstradimit të shqiptarit në Itali

Gani Doku, 48 vjeçar nga Shijaku i Shqipërisë është ekstraduar në Itali, pas akuzës për “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Lajme

19/06/2015 22:21

Doku është arrestuar si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar në Itali, Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, dhe ishte akuzuar për “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.