Driton Selmanaj thotë se e bija e Ibrahim Rugovës duhet përjashtuar nga LDK-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, teksa ka folur rreth pjesëmarrjes së Teuta Rugovës në seancën e sotme të thirrur nga pushteti, ka rikujtuar që LDK-ja në statutin e saj e parasheh edhe përjashtimin e atyre që veprojnë në kundërshtim me vendimet e partisë.

Lajme

04/09/2018 16:57

Në një intervistë për T7, Selmanaj ka thënë se ky vendim u deputetes Rugova nuk e përfaqëson LDK-në.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja duhet të marr masa ndaj atyre të cilët nuk i respektojnë vendimet e partisë.

“Vendimi i saj për të hyrë në seancë është personal, nuk ka të bëjë me LDK-në”, ka thënë Selmanaj.

Ai madje ka folur rreth asaj se kush ka mundur ta shtyjë deputeten Rugova që ta marr një vendim të tillë për pjesëmarrje në seancë.

“Duhet ta pyesni atë, kah po i merr këto vendime. Ka të bëjë me persona brenda qeverisë së Kosovës, ata që ndihmuan formimin e koalicionit qeverisës”, është shprehur Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, thotë që për deputetët të cilët nuk respektojnë vendimin e partisë duhet të merren masa.

“Statusi I LDK-së e ka parë edhe përjashtimin. Duhet të merren masa ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin e partisë. Një parti politike serioze duhet të marrë masa ndaj atyre që marrin vendime kundër partisë”, ka deklaruar Selmanaj.

Sipas Selmanajt, Teuta Rugova është një person që nuk ka të bëjë me politikën por me kryerjen e shërbimeve për të tjerët.