Driton Kuka shpreson që Majlindës t’i organizohet pritje me autobus të hapur

Majlinda Kelmendi ka bërë historinë për Kosovën, duke fituar medaljen e artë në debutimin në Lojërat Olimpike.

Sport

08/08/2016 22:49

Ekipi i xhudos së Kosovës që gjendet në Rio, pritet që brenda tre apo katër ditësh të rikthehet në Kosovë.

Sjellja e një medalje olimpike në Kosovë, është arritje historike, dhe pritet që Majlinda Kelmendit t’i organizohet një pritje institucionale.

E rreth organizimit të një pritje për Majlinda Kelmendin, nga ana e shtetit ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Gazetari i RTK-së që gjendet në Rio, zbulon se trajneri Driton Kuka shpreson që Majlindës t’i organizohet një pritje e madhe nga shteti, ku u kërkon që të përgatisin një autobus të hapur për Majlindën dhe ekipin olimpik të Kosovës, nga ku kampionia olimpike do të kishte mundësinë të përshëndetet me të gjithë qytetarët e Republikës, që i dhanë mbështetje të madhe në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike, shkruan Lajmi.net.