Driton Kuka: Edhe ne jemi në grevë

Driton Kuka së bashku me ekipin e tij të xhudos janë kthyer në Kosovë.

Sport

29/01/2019 10:43

Pas suksesit të madh në Tel Aviv, Driton Kuka dhe ekipi i tij i xhudos janë kthyer në vendlindje.

Trajneri kosovar duket se është i acaruar me gjendjen në Kosovë, ku shumë organizata janë futur në grevë, shkruan lajmi.net.

Kuka ka thënë se edhe ata janë në greve, por duke stërvitur në borë e në shi.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të trajnerit kosovar:

Ne bajmë greva duke stërvit në borë e shi!

Çdo mëngjes e çdo mbramje deri në 8 orë në ditë!

Pakënaqësi kemi të gjithë por puna sduhet ndal kurrë e asnjëherë,ta bajmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim?. /Lajmi.net/