Drita po thyen gjitha rekordet me shitjen e biletave për ndeshjen me Malmon

Dita e martë do të jetë historike për kampionët e Kosovës, skuadrën e Dritës.

Sport

08/07/2018 21:36

Skuadra nga qyteti i Gjilanit në ‘Adem Jashari’ do të përballet me Malmon e Suedisë, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje ka tërhequr interesim të madh te tifozët.

Këtë më së miri e tregon shitja e tetë mijë biletave brenda 24 orëve.

Deri ditën e ndeshjes (e martë), nëse vazhdohet me këtë ritëm, ka gjasa të mëdha të shiten gjitha biletat që janë nxjerr në shitje./Lajmi.net/