Drita pëson humbje në Luksemburg

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës në kuadër të raundit të dytë.

Sport

26/07/2018 20:23

Kampionët e Kosovës janë mundur me përmbysje nga skuadra e Luksemburgut, me rezultat 2:1 në udhëtim.

Drita e mbylli mirë pjesën e parë, kur në minutat shtesë përmes Xhevdat Shabanit krijoi epërsi 0-1.

Vendasit u kthyen në pjesën e dytë me dy gola të shënuara.

Fillimisht Perez në minutën e 66’ barazoi në 1:1.

Në minutën e 81’, Turpel shënoi për 2:1 nga penalltia, ku me karton të kuq u ndëshkua Endrit Krasniqi.

Ndeshja e kthimit në Kosovë luhet pas një jave./Lajmi.net/