Drita në terrin e Man Utd’it

Manchester United është në telashe të mëdha. Skuadra që u bë kampione në edicionin e kaluar nën drejtimin e Sir Alex Fergusonin dhe dominoi futbollin anglez në dekadën e fundit, tani duket se mund të mposhtet nga cilido kundërshtarë. Disfata 2:1 nga Sunderland të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup…

Sport

08/01/2014 13:05

Manchester United është në telashe të mëdha. Skuadra që u bë kampione në edicionin e kaluar nën drejtimin e Sir Alex Fergusonin dhe dominoi futbollin anglez në dekadën e fundit, tani duket se mund të mposhtet nga cilido kundërshtarë.

Disfata 2:1 nga Sunderland të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup ishte e treta e njëpasnjëshme brenda një jave.

Kjo ndodhi për herë të parë nga prilli i vitit të largët 1992. Edhe menaxheri David Moyes ishte i vetëdijshëm për këtë. “Kjo nuk ka ndodhur në Manchester United për një kohë të gjatë”.

Por, faji për rezultatet katastrofale deri më tani gjatë këtij sezoni nuk bie vetëm mbi Moyesin. Sipas, Sports Mail, një numër i madh futbollistësh nga Old Trafford nuk janë në nivelin e detyrës.

Nga komplet lista, vetëm Adnan Januzaj, Wayne Rooney dhe David de Gea marrin nota pozitive.

“Një pikë e ndritur në errësirën e Old Traffordit. Januzaj ka kaluar një stinor të shkëlqyeshëm dhe duket se do të jetë titullar në ekipin e Unitedit për shumë vjet me radhë. Moyes është duke e angazhuar 18-vjeçarin rregullisht dhe nuk është duke bërë keq, duke pasur parasysh se ai mund të ndikoj në një ndeshje me ritmin, harkimet dhe aftësitë e golashënuesit. Ai ka qenë mjaft mbresëlënës dhe është një prej pak futbollistëve të Unitedit që meritojnë lëvdata këtë sezon. Nota 8/10”, shkruan Sports Mail.