Drita kalon pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, mund 2:0 Santa Coloman

Fitorja në fakt ishte shumë e vuajtur, pasi që dy golat erdhën në vazhdimet prej 15 minutash.

Sport

26/06/2018 19:38

Drita ka eliminuar kundërshtarin e parë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Gjilanasit kanë mposhtur ekipin e Santa Colomas me rezultat 2:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Fitorja në fakt ishte shumë e vuajtur, pasi që dy golat erdhën në vazhdimet prej 15 minutash.

Fillimisht topin në rrjetë me një super-goditje nga distanca e dërgoi Xhevdet Shabani.

YouTube player

Më pas realizoi edhe Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Drita kalon kundërshtarin e parë.

Sfidën e radhës gjilanasit e zhvillojnë ndaj fituesit të sfidës La Fiorita Montegiardino – Lincoln Red Imps FC. /Lajmi.net/