Drita, gati për Ligën e Kampionëve – Lajmi.net
Drita, gati për Ligën e Kampionëve
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 18:28, 21 June 2018
Kampioni i Kosovës në fuqi, Drita, sonte do të niset drejt Gjibraltarit, ku do të zhvillojë fazën kualifikuese për Ligën e Kampioneve.

Gjilanasit do të takohen me kampionin e Andorrës, Santa Coloma, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gjibraltar.

“Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet, Champions League.

Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njeherit është kampione e Andorës”, thuhet në njoftimin e Dritës

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO