Drita falënderon Bekim Isufin pas dorëheqjes

Klubi i Dritës ka falënderuar publikisht Bekim Isufin pas largimit.

Sport

12/09/2018 19:57

Gjilanasit shkruan në faqen zyrtare se emri i Isufit do të jetë pjesë e pandashme e historisë së klubit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Faleminderit Maestro!

Ne jemi shumë krenar për sukseset që arritëm së bashku.
Kjo periudhë ishte historike.
Fituam trofe, thyem rekorde, përfaqësuam qytetin dhe Kosovën dinjitetshëm në arënën ndërkombëtare.
Ju ishit njeriu që i priu klubit dhe sukseseve.
Do të mbahesh mend gjithmonë që solle dy trofe në qytet pas 15viteve pritje.

Paç shendet e shumë suksese në karrierë.

Me shumë respekt, FC Drita.”. /Lajmi.net/