Drita e pa përvojë dënohet nga Malmo, suedezët fitojnë 3:0 në Mitrovicë

Suedezët triumfuan në “Adem Jashari” 3:0.

Sport

10/07/2018 22:36

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit u mposhtën me rezultat të thellë nga Malmo.

Suedezët triumfuan në “Adem Jashari” 3:0.

Malmo kreu punën që në pjesën e parë, ku realizoi dy gola Carlos Strandberg dhe Arnor Traustason.

https://www.dailymotion.com/video/x6o7noi

https://www.dailymotion.com/video/x6o7si5

Në pjesën e dytë golin e gjeti edhe Markus Rosenberg, duke e vulosur rezultatin final, 3:0.

Drita bëri një paraqitje të mirë, duke krijuar shumë raste për gol, por u dënua pas gabimeve në mbrojtje.

Ndeshja e kthimit në Suedi zhvillohet pas një jave. /Lajmi.net/

https://www.dailymotion.com/video/x6o7zak