Drita e mund Flamurtarin, Liria dhe Ferizaji ndajnë pikët

Me ndeshjet Flamurtari – Drita dhe Liria – Ferizaj, është hapur xhiroja e 13-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Sport

30/10/2018 16:14

Kampionët në fuqi, skuadra e Dritës ka mposhtur 0-1 në udhëtim Flamurtarin.

Ishte një gol i Endrit Krasniqit i shënuar në minutën  e 25’, vendimtar në fitoren e Dritës.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në ‘Përparim Thaçi’, skuadrat e Lirisë dhe Ferizajit kanë ndarë pikët duke barazuar 0-0./Lajmi.net/