Drita e humb edhe ndeshjen e dytë me Malmon, eliminohet nga kualifikimet e Championsit

Suedezët triumfuan 2:0 dhe kështu u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm, 5:0.

Sport

17/07/2018 20:50

Drita është eliminuar në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit janë mposhtur nga Malmo edhe në ndeshjen e kthimit.

Suedezët triumfuan 2:0 dhe kështu u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm, 5:0.

Golat e fitores së Malmos i shënuan Carlos Strandberg dhe Eric Larsson.

Tani kampioni kosovar bartet në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës. /Lajmi.net/