Drita e frikshme që u shfaq në qiell, qëndroi për më shumë se gjysmë ore

Një numër i madh njerëzish pasi panë në mjegull drita të gjelbra duke qëndruar për 30 minuta filluan të dyshonin për prezencën e UFO-ve.

Fun

10/12/2018 19:39

Një dritë jeshile e çuditshme e cila u shfaq në qiell gjatë një stuhie ka bërë që shumë të pyesin nëse ishte në të vërtetë një UFO, transmeton lajmi.net.

Leigh Stevens zbuloi dritën misterioze ndërsa filmonte një stuhi rrufeje në Kalgoorlie, Western Australia, të hënën, më 3 dhjetor.

Ai ishte duke xhiruar në kopshtin e tij, kur e vuri re këtë ngjarje të çuditshme, përpara se të ndante klipin në internet.

Videoja, e cila mori mbi 200,000 shikime, nxiti shumë spekulime. /Lajmi.net/