Drita e fiton derbin, ia shkakton humbjen e parë Prishtinës

Drita ka arritur ta fitojë derbin e javës së gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës, duke e mundur minimalisht Prishtinën.

Sport

23/09/2018 17:40

Kampionët e Kosovës kanë arritur t’ia shkaktojnë humbjen e parë Prishtinës së Mirel Josës këtë sezon, duke i mundur 1:0.

Golin e fitores për Dritën e shënoi Arbër Shala.

Shala shënoi në minutën e 59’ të ndeshjes.

Për Dritën kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon, që më 6 pikë renditet në vendin e dhjetë.

Në anën tjetër, Prishtina me 11 pikë pozicionohet në vendin e katërt./Lajmi.net/