‘Dridhjet’ e Rihannas e çmendin Boltin

Usain Bolt i është bashkuar listës së gjatë të njerëzve nëpër botë që e komentuan videon e këngëtares Rihanna. Njeriu më i shpejtë në botë është mahnitur nga vallëzimi provokues i këngëtares amerikane, e cila e ‘dridhte’ në mënyrë të çmendur prapanicën. Në kripin 30 sekondësh, ‘RiRi’ tregoi se ka talent edhe për vallëzim, krahas këndimit,…

ShowBiz

21/11/2013 21:00

Usain Bolt i është bashkuar listës së gjatë të njerëzve nëpër botë që e komentuan videon e këngëtares Rihanna. Njeriu më i shpejtë në botë është mahnitur nga vallëzimi provokues i këngëtares amerikane, e cila e ‘dridhte’ në mënyrë të çmendur prapanicën.

Në kripin 30 sekondësh, ‘RiRi’ tregoi se ka talent edhe për vallëzim, krahas këndimit, duke kërcyer me disa shoqe. Dhe, atleti xhamajkan u ka thënë fansave se ish e dashura e Chris Brown e ka hipnotizuar me lëvizjet e saj impresionuese.

“Unë kam rënë në dashuri nga ky vallëzim. Nëse nuk jeni nga Karaibet, nuk do ta kuptoni këtë”, ka shkruar Bolt në Twitter. “Në dashuri me ju. Më çmende Rihanna”, shtoi ai.

Në vitin 2012, Bolt kishte thënë se Cheryl Cole dhe Rihanna janë femrat më të bukura në botë.

“Londra ja disa femra të bukura, këtë duhet ta pranojmë. Cheryl Cole është gjithmonë në media dhe e shoh se përse është. Ajo është shumë e bukur. Sipas meje, është ndërmjet saj dhe Rihannas, gara për femrën më të bukur në botë”, kishte thënë Bolt.