“Dridhet” Reali, e tmerrshme kur do të kthehet Ronaldo ..

Real Madrid ka frikë pas lëndimit të Cristiano Ronaldos në finalen e “Euro 2016”.

Sport

12/07/2016 11:57

Cristiano Ronaldo vuan nga një lëndim serioz.

Real Madrid mund të mbetet pa futbollistin kryesor deri në fund të këtij viti, raportojnë mediat spanjolle.

Kapiteni i Portugalisë u lëndua në gju në pjesën e parë të finales në “Euro 2016” pas një ndërhyrje nga mesfushori i Francës, Dimitri Payet, përcjell “Lajmi.net”.

Por, pas lajmit se ai duhet të pushojë për rreth një muaj, tani dyshohet se Ronaldo mund të rikuperohet vetëm në përfundim të këtij viti, një hendikep i madh për Real Madridin.