Dridhet Golden State, Curry aksidentohet me veturë

Ylli i Golden State Warrirors, Stephen Curry, është përfshirë në një aksident zinxhiror.

Sport

23/11/2018 21:36

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, në rrugën “Highway 24” në Oakland, shkruan “us.blastingpop”, transmeton lajmi.net.

Pasi makina e Curry është goditur nga një veturë, edhe një veturë tjetër ka goditur pas tyre, duke shkaktuar aksident zinxhiror.

Patrolla e “Higway” ka thënë se ishin kushtet klimatike ato që ndikuan në aksidentimin e makinave.

Stephen Curry veçse ishte i lënduar qysh para aksidentit, duke munguar për skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit.

Skuadra kampionë në fuqi po kalon në momentet më të vështira, duke pësuar katër humbje radhazi.

Gjithashtu një konflikt mes Draymond Green dhe Kevin Durant ka tensionuar situatën në kampin e tyre.

Sa i përket aksidentit të Steph, nuk është konfirmuar për ndonjë lëndim të pësuar nga aksidenti. /Lajmi.net/